
Pse njerëzit që vuajnë nga ankthi janë më të zgjuar


Nëse vuani nga ankthi, lajmi i mirë është se mund të jetë një shenjë se inteligjenca juaj është mbi mesataren. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit kanadezë nga Universiteti i Ontarios, pas një studimi që ata kryen mbi 100 studentë.
Pjesëmarrësve iu kërkua të zgjidhnin deklarata që shpreheshin, të tilla si: “Unë jam vazhdimisht i shqetësuar për diçka.” Siç vunë re shkencëtarët, ata që kishin zgjedhur më shumë fraza që shprehnin ankthin dolën më mirë në testet e inteligjencës verbale.
Sigurisht, ky nuk është i vetmi hulumtim relevant që është kryer. Kur psikologët në institucionin arsimor izraelit Qendra Ndërdisiplinore Herzliya iu nënshtruan 80 studentëve në teste të ndryshme, ata zbuluan se më të shqetësuarit ishin edhe më të aftët për të zgjidhur problemet teknike me të cilat përballeshin.
Në të njëjtën kohë, një psikiatër, Jeremy Coplan , vërejti se ata që vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar kanë një IQ më të lartë se ata që përjetojnë ankth të lehtë.
Disa shpjegime të dhëna nga ekspertët? Që aftësia e një personi inteligjent për të shqyrtuar një situatë nga këndvështrime të ndryshme shoqërohet me nivele më të larta shqetësimi dhe ankthi. Ose, nga ana tjetër, vetë stresi mund të na shtyjë të përpiqemi më shumë në fushat që na interesojnë, duke kultivuar kështu inteligjencën tonë. Kjo do të thotë, duket se është një marrëdhënie e dyanshme .
Ka, sigurisht, përjashtime: një studim tregoi se stresi mund të ndikojë negativisht në IQ sepse thjesht, sipas psikologut Robert Epstein, “kur dikush vuan nga stresi, ai nuk mund të mendojë shumë qartë”.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128