Sëmundja e qenit gati i mori jetën, historia e pabesueshme e ish-futbollistit të Dinamos

1 Shkurt 2023, 12:38 / JETË ALFA PRESS

Sëmundja e qenit gati i mori jetën, historia e pabesueshme e

Ervin Duçellari është ish-futbollisti i Dinamos me një histori shumë të pabesueshme jete. Ai në moshën 13-vjeçare u sëmurë pasi preku një qen me mikrobe dhe aty filloi i gjithë kalvari i jetës së tij.

Në një lidhje me Skype për “Abc e Mëngjesit”, Ervini ka treguar të gjithë historinë, operacioni i vështirë, puna në ndërtim deri te emigrimi me kamion drejt Anglisë, ku bëri dhe transplant në mënyrë të papritur.

Në moshën 13-vjeçare, unë isha i dashuruar pas qenve dhe mora një sëmundje që quhej ekinokok dhe nga kjo sëmundje duhej të bëja një operacion që ishte shumë i rrezikshëm në atë kohë, ka qenë viti ’93. Edhe pas shumë vuajtjesh operacioni u krye dhe rikuperimi ishte i shpejtë.

Ishte kontakti me qentë e lagjes sepse ishte viti i tillë. Më goditi mëlçinë, se ky mushkrinë godel mëlçinë, mushkrinë. Identifikimi ishte i lehtë, por operacioni ishte i vështirë sepse ashtu ishin kushtet atëherë. Pastaj mas shumë orësh jam zgjuar se më kishin dhënë shumë narkoz se nuk e dinin se sa do të zgjaste ky operacion. Aty zbuluan tre çifte dhe i hoqën, edhe një pjesë të mëlçisë se mëlçija rigjenerohet. Gjatë kësaj kohe stërvitesha, por isha i pafuqishëm se bëra dhe një kontroll. Pas 10 vitesh transferohem në Itali dhe si të gjithë të rinjtë për një punë. Filloj punë në ndërtim dhe një natë më plasi hemoragji. I them shokëve nuk po ndihem mirë, isha pa dokumenta dhe marrim një fotokopje të zezë dhe më çojnë në spital. Ata më dhanë direkt gjak se e panë situatën që kisha humbur shumë gjak.

Më vonë, unë ika me kamion në Angli dhe fillova punë në ndërtim si fillim, pastaj u njoha me disa shokë gjermanë dhe me ata fillova të punoja në ato markatat e festivaleve. Pastaj nga punëtor i thjeshtë u bëra sipërmarrës. U bëra ortak me ta. Isha gjithmonë aktiv, merresha me punë. Nga shëndeti asnjë lloj problemi, kur papritmas mëlçia filloi përsëri probleme. U shtrova sërish në spital, gjithmonë pa dokumenta, isha me një pasaportë false çeke. Më morën përsipër. Kisha bllokim të një vene. Edhe brenda 10 ditësh u dobësova direkt. Më thanë duhet të bësh transplant, u shokova se direkt nga palestra në transplant”, rrëfeu ndër të tjera Duçellari.

 

Po ndodh...

ide