
Shqiptari me miliona shikime në TikTok bëhet viral në Gjermani: Kam 17 vite që kërcej

Feriz Sula është koreografi shqiptar që është bërë shumë i njohur në rrjetet sociale, pasi numëron miliona shikime në Tik Tok. Ai jeton në Gjermani që në moshën 2-vjeçare, ku prej vitesh është marr me kërcim. Madje, së fundmi, ka hapur edhe palestrën e tij.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ferizi ka treguar kur ka nisur të merret me kërcim dhe ka zbuluar disa nga “prapaskenat” e videove, që realizon në çdo vend, nga marketet deri në rrugë.
“Unë ja kam nis që në moshën 12-vjeçare, kam 17 vite që merrem me kërcim, tani jam 32 vjeç. Tani jam koreograf dhe kam edhe shkollën time këtu në Gjermani prej dy muajsh.
Një video duhet 3-4 herë sepse shumë njerëz nuk duan të dalin. Nuk pranojnë, në fund i them që kërcim po bëjmë, pasi videot i filmojë në shumë vende si supermarkete etj.
Unë këngët i zgjedh në gjuhën shqipe, para 3-4 muajsh kam bërë këngën e Dafinës, Mozzikut”, u shpreh Sula.
ide

Pse shqiptarët janë më të (pa)lumtur se finlandezët?

Raporti i DASH konfirmon “demokracinë e ngrirë” shqiptare

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128