Si të kuptoni që pula e papjekur është prishur
19 Mars 2023, 00:02 / JETË

Pula është një nga ushqimet që shkakton lehtë helmimin. Por, si të kuptoni ju që një pulë e papërgatitur është e prishur.
E para gjë që ju duhet të bëni është të kontrolloni datën e skadencës.
Ky është një kontroll që duhet ta keni vëth në vesh, për të gjitha ushqimet.
Asnjëherë mos blini produkte pa kontrolluar datën e skadimit. Nëse ka kaluar data, mishi është i dëmshëm. Një mënyrë tjetër për të parë nëse mishi i pulës është prishur, është përdorimi i shqisave tuaja.
Një pulë e freskët nuk ka erë të keqe dhe as ngjyrë të çuditshme.
Kur mishi i pulës është i prishur aroma e tij është e thartë, ndërsa ngjyra ndryshon nga roza në gri.
Gjithashtu, nëse lëkura e pulës ka një lëng si ngjitës, mishi është prishur.
-
Ankthi mund të dëmtojë karrierën tuaj
18 Mars, 22:59
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

