‘Ti qepje për nuset e Enver Hoxhës! Familje spiunësh keni qenë!’ Burri ‘vulos’ debatin me gruan

1 Tetor 2023, 20:09 / JETË ALFA PRESS

‘Ti qepje për nuset e Enver Hoxhës! Familje spiunësh keni

Ndarja dhe paratë vijojnë të mbeten kërkesa e Adriatikur ndaj Margaritës në “Shihemi në Gjyq”. Ai thotë se ka punuar me vite të tëra, ka kaluar një sëmundje të rëndë dhe tani ka ardhur momenti që paratë që Margarita ka marrë nga pasuritë e tyre t’i kthehen.

Debati mes tyre përshkallëzon dhe nisin t’i përmendin njëri-tjetrit detaje të së shkuarës, të cilat çudisin studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Adriatik: Duke marrë parasysh se çfarë sakrifice kam bërë unë për ju, llogarite…

Margarita: Ou! Mua do më fuste Enver Hoxha në agjitacion-propagandëqë qepja deri në 2 të natës dhe i shitja të nesërmen. Për të ngrënë ti, për të ngrënë familja jote, goca jonë…

Adriatik: Nuk të futi se ti qepje për nuset e Enver Hoxhës!

Margarita: Unë jam kështu… unë i bie dajres!

Adriatik: Atyre të lagjes s’ua mbante se shoku im që qepte pantallona, e futën në burg atëherë. Ty nuk të futën se qepje për familjen e Enver Hoxhës. Familje spiunësh keni qenë! Vëllai jot spiun ishte prandaj e çuan në Kinë!

Margarita: Tani e vulose! Për çfarë kemi ardhur, për qepë kemi ardhur, domate nxjerr!

Adriatik: Mos u largo nga muhabeti,më kthe lekët mbrapsht mua, gjithsecili në punë të vet! Mos më luj teatër mua! Kush ke qenë ti e kush kam qenë unë nuk ka rëndësi fare! Rëndësi është fakti që unë kam ngelur me rrobat e trupit!/tvklan.al

Po ndodh...