Tufa e deleve sillet çuditshëm pasi konsumon rreth 100kg kanabis medicinal nga sera e përmbytur

27 Shtator 2023, 16:53 / JETË ALFA PRESS

Tufa e deleve sillet çuditshëm pasi konsumon rreth 100kg kanabis

Dele të shumta shiheshin që ecnin në drejtime të paqarta në fushat e Thesalisë në Greqinë qendrore, pasi kishin kullotur kanabis medicinal të gjetur pas përmbytjeve të rënda të javës së shkuar.

Delet silleshin në mënyrë të çuditshme dhe nuk i bindeshin barinjve apo as qenit pasi kishin përtypur drogën e ‘ndryshimit të ndërgjegjies’, raportonin media vendase.

Kafshët e uritura duket se në kohën e stuhisë kishin bastisur serat e bimës medicinale në qytezën greke të Almyros dhe më pas kishin kullotur te bimët e dëmtuara nga stuhitë.

Por pas “ushqimit” të tyre kafshët shiheshin të silleshin në mënyrë të pazakontë, sipas mediave, të cilat nuk jepnin më shumë detaje të veprimeve të kafshëve.

Një nga pronarët e serës tha për mediat vendase: “Nuk di nëse duhet të qaj apo të qesh. Vala e të nxehtit na shkatërroi njëherë prodhimin, ndërsa tani po shohim këto përmbytje, dhe delet vijnë për të ngrenë kanabisin, nuk di ç’të them”.

Përmbytjet shkatërrimtare të këtij muaji në Greqi shkaktuan dëme të rënda dhe humbje në jetë njerëzish. Ndërsa rreth 100,000 kafshë të egra dhe blegtorie u vranë në Greqi gjatë tre ditëve të katastrofës së papritur.

Stuhi e përmbytje tragjike përfshinë dhe anën tjetër të Mesdheut duke vrarë mijëra njerëz në veri të Libisë.

Po ndodh...

ide