
Zëvendësimi i Anastasit! Të panjohurat e Joan Pelushit, u pagëzua fshehtas në komunizëm, episkopi i parë pas 44 vitesh

I PAGËZUARI FSHEHTAS NË KOMUNIZËM, EPISKOP I PARË SHQIPTAR IMZOT JOAN PELUSHI, KRYEPISKOPI I RI I SHQIPËRISË, I DENJË, BEKIM PERËNDIE, KRENARI DHE LAVDI PËR KOMBIN
Vitet ’90 përcjellin ende ngadalazi, rrëshqitazi piskamën e largimit të frikës të ndalimit të Zotit, persekutimeve të egra, të përmendjes dhe lutjeve për të. Fjalët e para të lirisë tashmë kanë filluar të shndrisin dhe të përcillen si shpresë e një pranvere të brishtë. Shqipëria ecën ende, në lëndinën e hijes së vdekjes: … vargonjtë e vdekjes, siç thuhet në Bibël, na kishin rrethuar, ankthet e Shoelit na kishin pushtuar…. Përsëri shqiptarët, edhe pse e kishin mohuar Zotin nga dhuna, diktatura e egër, e tmerrshme, e policëve të zinj të sigurimit të shtetit, Zoti vazhdonte ta mbante për ta premtimin e tij: “Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës”, (Mattheu 28:20). Shqiptarët po thirrnin himnologjitë e së dielës së ngjalljes, po përjetonin himnet ngjallësore dhe kompozonin simfoninë e psalmit më hyjnizues të jetës: “Sot erdhi shpëtimi në botë, le t’i këndojmë Zotit, atij që u ngrit prej varrit” (Libër i shërbesave të shenjta).
Kambanat e lirisë, filluan të thërrisnin të gjithë shqiptarët në altarin e shenjtë. Simfonia e tyre tingëllonte shpresëdhënëse. Më në fund në Shqipëri, të gjithë po i drejtoheshin Zotit. Kudo filluan të ngriheshin muret e shtëpive të Zotit me ftesë për popullin: “Lavdëroni emrin e Zotit, lavdërojeni, o shërbëtorë të Zotit, që rrini në shtëpinë e Zotit, në oborret e shtëpisë së Perëndisë tonë” (Psalmi 135:1-2).
Zoti bekoi Shqipërinë me premtimin e tij. Barinj për të gjithë grigjat e besimeve, siç thotë tradita, filluan të mbledhin grigjat e tyre. Më 17 korrik 1991, kishte ardhur më në fund, si dritë dhe enë e zgjedhur Perëndie, në Shqipëri, Kryepiskopi Anastas, që siç është dhe kuptimi i vet fjalës së emrit të tij: Anastas – ngjallje, si Ngjallje e Kishës Orthodhokse Shqiptare. Përqafimi i kryqit, lutja e tij thërriste psalmin “O Zot, o Zot, shtjer syrin prej qiellit, dhe shiko, edhe vizito, edhe rregullo, këtë vresht të cilën e ka mbjellur dora jote e djathtë”. Duheshin ngritur muret e shtëpive të Zotit, por dhe si tjetër gjë e shenjtë, duheshin edhe barinjtë e grigjës. Zoti tha: “Kush do të shkojë për mua”? (Isaia 6:8a).
… Përgjigja erdhi. Madje menjëherë: “Ja ku jam, o Zot, më dërgo mua”, (Isaia 6:8b), nga një bir i këtij vendi të shumëvuajtur, të etur për Krishtin, që për rreth 20 vjet me radhë lexonte e lutej në fshehtësi “në kishën e nëndheshme”, edhe pse terri ateist ishte i egër dhe tepër mizor.

përcjellin dritën e Perëndisë

përcjellin dritën e Perëndisë
I riu Joan Pelushi, lindur në Tiranë në 1956, pagëzohet mes terrorrit të egër, çnjerëzor, ateist, të kuq, fshehurazi, në vitin 1975 nga prifti atdhetar, patriot, hero, më vonë peshkopi i Apollonisë, z. Kozma Qirio, duke u bërë pjesë e një grupi të vogël “të kishës së nëndheshme”, ku egërsia e ateizmit nuk depërtonte dot. Dashuria për t’i shërbyer njeriut si krijesë e çmuar, ikonë e Zotit, në vitet ‘79-‘90 e çon të riun Joan të punojë në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavijonin e rehabilitimit të terapisë okupacionale, ku shfaq vlera të tij humane, njerëzore si besimtar.
Thirrja Kryq-Ngjallësore e Zotit, do të bënte që ai t’i drejtohej SHBA-së në vitin 1990, për t’u arsimuar në Theologji në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, ku diplomohet me “High Distinction” në Master i Studimeve Teologjike, në vitin 1993.

Imzot Joan Pelushi, plotësim i ëndrrës së
Kryepeshkopit Anqastas, biri i tij i dashur

Imzot Joan Pelushi, plotësim i ëndrrës së
Kryepeshkopit Anqastas, biri i tij i dashur
Viti 1992. Etja e thellë e dashurisë së pakufishme për Zotin, si i bir denjë dhe i zellshëm i tij, do të bëjë që Joani i ri, të kontaktojë Kryebariun e Kishës Orthodhokse Shqiptare, të sapoardhurin, Kryepiskopin Anastas, për të plotësuar thirrjen e Zotit pë të, që t’i shërbejë atij në Shqipëri, në vendin e tij, në një kohë kur të gjithë dëshironin, largoheshin nga vendi për një jetë më të mirë nga varfëria e tejskajshme, mjerimi shkatërrues, tundues që kishte pllakosur Shqipërinë. Kjo dëshirë, ky vendim u prit me hir Perëndie dhe patos atëror nga Kryepiskopi Anastas, i cili e inkurajoi dhe e përgëzoi për vendimin e tij altruist, që vjen veç prej Zotit. Pas kthimit në Shqipëri, në shtator të atij viti, fillon të punojë si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në 27 shkurt 1994 dorëzohet dhjakon dhe në 4 dhjetor prift, duke vazhduar të japë mësim në Akademinë Teologjike.

fillimet e demokracisë, Imzot Joanin në teqenë e Turanit, Korçë

fillimet e demokracisë, Imzot Joanin në teqenë e Turanit, Korçë
Edhe pse e diela e Zotit përjetohej tashmë në zemrat e besimtarëve, Kisha ende s’kishte barinj, episkopë për të udhëhequr grigjën, për ta mësuar me të vërtetat e Perëndisë. Kjo nevojë urgjente dhe thirrje për shërbim ndaj grigjës do të bëjë që Atë Joani në 1995 të shkojë përsëri të ndjekë studime të mëtejshme në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA, për përgatitjen dhe lartësimin e tij më tej si bari i ardhshëm, që të ishte sa më i denjë në përkushtimin e tij ndaj Zotit dhe grigjës.
Brendësi e thellë shpirtërore, patos hyjnor, inteligjencë e rrallë, dashuri e pakufishme për dijen e rendit Atë Joanin në Listën Kombëtare të Dekanit (The National Dean’s List), ku shënjohen emra të studentëve më të mirë të të gjithë Universiteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për rezultate të larta në vitin akademik ‘95-‘96 . Devocion i shenjtë për Zotin, veneracion i përhershëm për të, lutje e studim, e gjen Atë Joanin në 1996 në rangun e arkimandritit.
Erudicion me përkushtim të pandërprerë, të zellshëm, e kurorëzon Atë Joanin “High Distinction”, Master i Teologjisë, ekuivalent Kandidat i Shkencave në Holy Cross, Boston, viti 1997.
Dëshirë e madhe për t’i shërbyer sa më shumë transmetimit të dijeve, përgatitjeve të barinjve për Kishën, pas kthimit në Shqipëri, emërohet dekan i Akademisë Theologjike të Kishës Orthodhokse, detyrë nga viti 1996-’98.
“MË E THELLË DASHURIA PËR KRISHTIN, SESA PËR JETËN” –“Ja ku jam dërgomë mua”!


… Më kujtohet që ishte viti i tretë i shkollës së mesme, kur rashë në kontakt me Ungjillin dhe me një grup besimtarësh që e kishin mbajtur gjallë besimin (vitet ’74 -‘75), si Petro Zheji, Theofan Papa, papa Kozmai, dhe motrat Cico. Bisedonim vazhdimisht me zell të zjarrtë dhe dashuri të madhe për Ungjillin. … jashtë sundonte errësirë, por thellë në shpirt ndjeja një gëzim të madh, përshkruan imzot Joani.
Vegim i madh Perëndie po e pushtonte të riun Joan dhe Zoti po e thërriste, ‘eja, eja bartu në kasollen time; eja, eja dhe shërbeji grigjës dhe jeto me ta. Kishte nevojë të madhe Kisha, grigja për bari. Njerëzit ishin të etur për Zotin. Brenda në shpirtin e tij kumbonte thellë kërkesa ungjillore e Zotit: “Të korrat janë të mëdha, por punëtorë ka pak. Lutjuni të zotit të të korrave të dërgojë punëtorë në të korrat e veta” (Lukai 10:2).
Kjo ishte kambana e fortë e shpirtit guximtar që e thirri dhe e futi Joanin në udhën e apostujve, në udhën e barinjve, hierarkëve të Kishës për grigjën e etur të Zotit që endej ende pa bari, që ai “t’i japë krahë shpirtit, t’i marrë njerëzit dhe t’ia japë Perëndisë” (Shën Grigor Theologu).
Joani, i pagëzuar në kohën e regjimit komunist, duke marrë emrin e apostullit të dashur të Krishtit, Shën Joan Theologut, tashmë do të ishte edhe “bir i dashur” i Kryepiskopit Anastas dhe “i parëlinduri episkop shqiptar pas komunizmit” i hirotonisur nga ai.
… U largove biri im i dashur jashtë shtetit, gjatë viteve të persekutimit, edhe pse kishe marrë Diplomën e Universitetit të Tiranës, duke mos përfillur rreziqet që kishte një ngjarje e madhe në atë periudhë, përshkruan Kryepiskopi Anastas ditën e hirotonisjes së imzot Joanit në Mitropolit të Korçës, 1998.

Kryepeshkopi Anastas Fronëzon mitropolitin e ri të Korçës, Imzot Joanin

Kryepeshkopi Anastas Fronëzon mitropolitin e ri të Korçës, Imzot Joanin
… U largove jashtë shtetit, veçse për t’u përgatitur më mirë teologjikisht për misionin tënd të bariut në Kishë. U ktheve. U hirotonise dhe me vetëmohim po merr pjesë gjatë viteve të fundit në udhën e mundimshme apostolike të Kishës së Shqipërisë.
… Eja i dashur Joan, hyr tani në gëzimin e Zotit tënd. Që me fuqinë e Shpirtit të Tërëshenjtë, me uratat dhe urimet të Tërëshenjtërisë së Tij, të Hirshme Patrikut Ekumenik, z. Vartholomeu I, të vëllezërve tanë të zgjedhur e të shtrenjtë, Hirësisë së Tij Mitropolitit të Pergjit, z. Evangjellos dhe Hirësisë së Tij Mitropolitit të FiladeIfias, z. Meliton, të cilët gjithë këtë periudhë qëndruan pranë nesh me afeksion, urtësi dhe dashuri, eja me lutjet e priftërinjve dhe popullit të zgjedhur të Shqipërisë brenda në Hieroren e Shenjtë, për të marrë Hirin e Shpirtit të Tërëshenjtë për rrugën tënde të re, e cila nuk është prehje në ndonjë fron, por është pranim me gjithë shpirt i Kryqit, rrugë sipas vullnetit të Perëndisë deri në fund.
… Përpiqu, i dashur Joan, në këtë mënyrë të jetosh thirrjen dhe misionin tënd episkopal, duke i shërbyer Kishës, të cilën Zoti “e fitoi me gjakun e tij” (Vep. Ap.20:7).
Në këtë rrugë, në këtë përkushtim, Mitropoliti i Korçës, imzot Joani, kërkon dhe rrit devotshmërinë, përgjegjshmërinë, shërbimin e tij më të denjë ndaj Jisu Krishtit. Zotërues i shumë gjuhëve, anglishtes, frëngjishtes, italishtes, greqishtes dhe me njohuri të latinishtes, hebraishtes kontribuon pa pushim me përkthime, botime, në formimin, unifikimin dhe përcaktimin e terminologjisë filozofiko-fetare, duke plotësuar kështu mangësi të theksuara në literaturën shqipe në këtë fushë.
DEVOCION DHE PËRKUSHTIM PËR DIJE…
Mësues i së vërtetës së Perëndisë, imzot Joani, synon që të gjitha dijet duhet të përçohen, të përvetësohen nga të gjithë. “Personi që e do Zotin e vlerëson njohurinë për Zotin më shumë se çdo gjë të krijuar nga Zoti dhe e ndjek këtë njohuri me zjarr dhe pa pushim” (Shën Maksim Konfesori).
Imzot Joani, shkruan dhe boton që në 1994, në Gazetën “Ngjallja”, Njohuri për besimin tonë Orthodhoks: Misteret – shenja të dukshme të Hirit Hyjnor, Shërbesa e Pagëzimit, Mirosja, Kungata Hyjnore, Martesa, Pendimi, Misteri i priftërisë.
Vlerësim i historisë apostolike të Krishterimit Shqiptar, që e lartëson kombin tonë, si komb nga të parët në përqafimin e krishterimit, imzot Joani shkruan dhe boton në Gazetën “Ngjallja” për vite me radhë, rubrikën: Shenjtorët Iliro –Shqiptar, ku përshkruhen jetët e shumë shenjtorëve, në shërbim të Kishës, Krishtit dhe popullit të tij, dhe si pasuri e çmuar e kombit tonë shqiptar.
Vlera të rëndësishme Theologjike për Kishën dhe kohën, mban teksti i parë i Dogmatikës së Kishës Orthodhoksë në shqip, shkruar nga imzot Joani, që prej 1995.
Përhapja e dijes për grigjën, lexuesin, pajisjen e tyre me një informacion themelor, të kuptueshëm rreth besimit dhe jetës së Kishës Orthodhokse ka qenë synim i kahershëm intelektual, shpirtëror i imzot Joanit për përkthimin dhe botimin e 4 vëllimeve të “Besimi Orthodhoks” nga Protopresviter Thomas Hopko, që prej 1997 – 2002. Besimi Orthodhoks: Doktrina, Adhurimi, Historia e Kishës, Spiritualiteti
Vlerë e madhe e përkthimeve është sjellja në shqip e disa librave të thellë teologjikë të Etërve të Shenjtë të Kishës, “Mbi Shpirtin e Shenjtë”, të shën Vasilit të Madh, në 1996, libër bazë i zhvillimit të doktrinës së krishterë.
Libri i shën Siluan Athonitit, botuar në vitin 2003, pasuron botimet në gjuhën shqipe për mësimet e besimit dhe frymës orthodhokse. Dispensa me predikime të vitit kishtar shpalosin thesarin e pamatë të orthodhoksisë: mënyra e të jetuarit të besimit.
Koha, zhvillimet e saj të gjithanshme teknologjike, kibernetike, shkencore, kohëve të fundit inteligjenca artificiale ka bërë dhe kërkon që doktrina e shenjtë e besimit t’u mbijetojë sot kushteve të largimit të njeriut nga Zoti, rruga e tij. Kjo është dhe përballja më sfiduese e religjionit me botën e zhvilluar postmoderne, që besimi duhet të dominojë, të mbizotërojë vlera të reja për kohën më ekzigjente për zhvillimet e saj. I mbështetur në sigurinë e plotë të premtuar nga Krishti “Unë jam Alfa dhe Omega, fillimit dhe mbarimi, Ai që është dhe që ishte dhe që vjen, i plotfuqishmi”, (Zbulesa 1:8).
Themelues i revistës periodike më të rëndësishme “Tempulli” në vitin 2000. Kryetar, kontribuues kryesor i saj, “vazhdues i gjurmëve të barinjve shpirtërorë, vizionarë, ndërthurje e bukur, e natyrshme, e njeriut të mendimit dhe veprimit”, është etiketuar, vlerësuar puna e tij shkencore nga intelektualë dhe personalitete të botës së shkencës dhe kulturës. Revistë me vlera universale studimore, filozofike, historike, kulturore, kërkimore, teologjike, arkeologjike, kritike arti. Personalitete të fushave të ndryshme, studiues, albanologë nga më të njohurit nga Shqipëria dhe bota, përcjellin mesazhin e madh, rolin e shoqërisë së sotme njerëzore në zhvillimet dhe emancipimin e mëtejshëm të saj, religjionin si instrument të paqes dhe sigurisë në rajon, rolin e madh që luan besimi në dialogun ndër fetar të kohës, aq të domosdoshëm për harmoninë dhe tolerancën fetare, duke shpallur Krishtin “drita e botës”, e duke i ftuar të gjithë “të ecin si bij të dritës” (Efesianët 5:8).
PERSONALITET, VIZIONAR PËR KOHËN DHE REALITETIN
Paradoks i madh historie! Djali që besoi, pranoi, dhe përqafoi fshehurazi Krishtin në kohët e zymta, të errëta, të egra të komunizmit në vitet ’70, për afro 30 vjet udhëheq me hir Perëndie Mitropolinë e Korçës, shënjon takime të rëndësishme ndërkombëtare. Referues, pjesëmarrës në grupet e hartimit të teksteve, deklaratave, mesazheve të ndryshme. Përfaqësues në nivel të lartë në Kishën Orthodhokse Botërore. Grupe pune në Këshillin Botëror të Kishave. Anëtar i grupeve të rëndësishme të punës (Joint Working Group) me mandat pesëvjeçar për hartimin, bashkëpunimin ndërmjet Këshillit Botëror të Kishave dhe Kishës Romano-Katolike. Mendime universale për realitetin e shoqërisë së sotme njerëzore, vlerave të saj, Kishës, besimit, si një e drejtë themelore e njeriut si ikonë e Perëndisë dhe shëmbëlltyrë e tij.

moderatori i ceremonisë së Kryepeshkopit Anastas:
Vepra juaj, e pavdekshme

moderatori i ceremonisë së Kryepeshkopit Anastas:
Vepra juaj, e pavdekshme
Së bashku me Kryepiskopin Anastas, bashkëpunëtori i ngushtë dhe më i afërt i tij, hirësi Joani, përfaqëson Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, për një dekadë, në hartimin e dokumenteve shumë të rëndësishëm për përgatitjen e Sinodit të Madh dhe të Shenjtë, të Kretës. Qershor 2016. Kontribut i veçantë i tij në këtë Sinod mbet pika 6 e dokumentit të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh: “Kisha Orthodhokse, në përqasjen e ditëve tona ndaj martesës, e konsideron të pazgjidhshme lidhjen e dashurisë̈ midis burrit dhe gruas “mister të madh në Krishtin dhe në kishë”. Në mënyrë̈ të njëjtë̈ e quan “kishë të vogël” familjen, e cila buron nga martesa dhe përbën garancinë̈ e vetme për rritjen e fëmijëve. Kisha thekson vazhdimisht vlerën e vetëpërmbajtjes. Asketizmi i krishterë dallon rrënjësisht nga çdo lloj asketizmi tjetër dualist, që e shkëput njeriun nga jeta dhe i afërmi. Përkundrazi, e lidh me jetën e Mistereve të shenjta të Kishës. Vetëpërmbajtja nuk i takon vetëm jetës murgërore. Morali asketik është karakteristikë e jetës së krishterë në të gjitha shprehjet e saj”.

Ndërkombëtare në Paris: Thirrje për paqe

Ndërkombëtare në Paris: Thirrje për paqe
Me dinjitet, performim të thellë teologjik, nivel të lartë, filozofik, përfaqëson Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në dialogun e rëndësishëm të Kishave Orthodhokse – Romano-Katolike, Kishave Orthodhokse dhe Kishave Orientale.

nëse nuk ka drejtësi dhe nuk mund të ketë
drejtësi nëse nuk ka solidaritet

nëse nuk ka drejtësi dhe nuk mund të ketë
drejtësi nëse nuk ka solidaritet
Lektor në konferenca të shumta kombëtare, ndërkombëtare, universitete, shkolla teologjike, seminare, takime ndërkombëtare, të krishtera e ndër fetarë, në fushën e historisë, filozofisë, teologjisë, kontribute që ushqejnë përmemorje udhërrëfyese për jetën, kuptimin e saj, vlerat, misionin e njeriut dhe rolin e Kishës Orthodhokse.
APOSTULL I DASHURISË, I NGJALLJES, I RINGRITJES, I LULËZIMIT TË MITROPOLISË SË KORCËS

epitafit në qytetin e Korçës

epitafit në qytetin e Korçës
“Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, … atëherë ujërat do të na kishin mbuluar… . Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe token”. (Psalmi 124: 2, 4, 8).
Mrekullia e kohëve moderne, shfaqur me madhështi për të gjithë, realizuar me stoicizëm të rrallë nga Kryepiskopi i shenjtë Anastas, na bëri dëshmitarë të Ngjalljes dhe Ringritjes së Kishës, “që me gurët që na gjuajtën ngritëm kisha, ku lutemi për të gjithë, shkolla ku arsimuam brezat, mensa ku ushqyem të varfrit klinika ku shëruam të sëmurët”.

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan Pelushi, Mitropoliti i Beratit,
Imzot Ignati, Eksarku i Apolonisë, Imzot Kozma Qirojo dhe
sekretari At Trebicka

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan Pelushi, Mitropoliti i Beratit,
Imzot Ignati, Eksarku i Apolonisë, Imzot Kozma Qirojo dhe
sekretari At Trebicka
Nga hiri shkatërrimtar i së shkuarës ngrihet si dëshmi, dhuratë Perëndie, Mitropolia e Shenjtë dhe e Perëndishpëtuar e Korçës, e cila pas rrënimit dhe errësirës filloi rëktimat e para të gjëllimit pas vdekjes.
32 klerikë vendas, të arsimuar teologjikisht shërbejnë me përkushtim dhe dashuri popullit të Perëndisë. 7 mësues të Edukimit të Krishterë punojnë me devotshmëri me grupe fëmijësh dhe të rinj për të ngjizur besimin, në udhën e Perëndisë, sipas porosisë “Ligjin tënd, o Zot, mësojmë brez pas brezi”.
Për më se 20 vjet kopshti “Frymë Dashurie”, në qytetin e Korçës, Pogradecit, përcjell dijen, frymën e humanizmit njerëzor të fëmijët e vegjël, si vazhdueshmëri e jetës dhe komunitetit orthodhoks.

Ndërkombëtare për Paqe

Ndërkombëtare për Paqe
90 nxënës në Kolegji “Platon”, institucion arsimor, ndër më të mirët në Korçë, studiojnë për formim intelektual me dije të thella arsimore shkencore. Përgatitja e qytetarëve të denjë, prioritet për përfaqësimin e vlerave më të mira humane, shpirtërore.
Në çdo fshat, kisha të ndërtuara nga themelet dhe të tjera të rikonstruktuara dhe të rindërtuara.


Shërbesa e Dashurisë, mensë që ushqen të varfrit për ditët e javës për më shumë se 25 vjet, funksionon duke përmbushur detyrimin ungjillor, porosinë e Krishtit “…Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizitonit“, (Matteu 25: 35-36a). Iniciativë e mbështetur në ndjenjat humane dhe contribute që besimtarët e Korçës ofrojnë për këtë mensë, si solidaritet për të mbajtur dhe ndihmuar njëri-tjetrin.

Romë, Mesdhue dhe bashkëjetesa

Romë, Mesdhue dhe bashkëjetesa
“…isha i sëmurë dhe ju më vizitonit”, porositi Krishti. Klinika Diagnostikuese Ungjillëzimi, për më shumë se 25 vjet kontribuon me humanizëm të madh për jetën. Falas ilaçe për të gjithë pa dallim besimi. Shërbime diagnostikimi. Laborator. Falë besimit te Kisha Orthodhokse, dashamirës ofrojnë ndihma dhe medikamente të ndryshme mjekësore.
Çdo ditë të javës funksionojnë shtatë kisha në shërbim të grigjës së Krishtit, të ndërtuara pothuajse nga themelet. Rikthimi në identitet i Katedrales historike të Burimit Jetëdhënës, projekt i fundit në realizim.
Ky realitet mrekullon sot çdo vizitor vendas dhe të huaj që vjen në Korçë, tashmë shndërruar në një vend pelegrinazhi dhe atraksioni spiritual. Pashka, Krishtlindja, Uji i Bekuar, Fjetja e Hyjlindëses (Shën Maria) dhe mjaft festa të tjera kishtare sot kanë marrë karakter mbarë popullor, duke e bërë Korçën qytetin e festave orthodhokse. Falë kjo ringritjes dhe lulëzimit të Kishës Orthodhokse, si edhe të Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, nën udhëheqjen e Miropolitit të saj të nderuar, vizionar imzot Joan Pelushit, që udhëzon: “Ne do të jemi ose profetë të Perëndisë së Lartë, ose profetë të rremë. Nuk ka rrugë të mesme. Një besim i vakët nuk mund të shpëtojë. Duke mos u thënë të vërtetën të tjerëve, ne tregojmë se nuk i duam ata. Miku më i madh është ai që na shtyn drejt shpëtimit dhe jo ai që na thotë fjalë të ëmbla. Shpesh e vërteta nuk përkon me atë që pushtetarët e kësaj bote ose njerëzit duan të dëgjojnë. Krishterimi nuk është për të kënaqur pushtetin e kësaj bote, ose për të argëtuar njerëzit, por për të thënë të vërtetën dhe për t’i shpëtuar ata. Roli profetik i kishës është të thotë atë që thotë Zoti”.
… Djali që vite më parë, Joani i ri, njohu motrat Cico nga Korça, që mbajtën gjallë besimin, dashurinë për Ungjillin, Krishtin, do të idealizonte dashuri të veçantë për Korçën, që do ta priste më vonë më 25 korrik, si birin e saj, si Mitropolit të saj, që do të fronëzohej pas 44 vitesh si i pari shqiptar i dorëzuar si hierark i lartë.
Korça do ta nderonte birin e saj, bariun, mësuesin e saj “Për kontribut të shquar në kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit fetar. Shkencëtar, botues, përkthyes i librave teologjikë në gjuhën shqipe. Ndihmues në emancipimin dhe vëllazërimin qytetar për Qarkun e Korçës dhe më gjerë”, korrik 2003, “Qytetar Nderi i Qarkut Korçë”.
Dhe më tej “Për merita të shquara për ringjalljen e besimit si dhe për veprat e shumta në fushën humane dhe sociale”, akorduar nga Këshilli bashkiak i qytetit të Korçës, në gusht 2008, “Qytetar Nderi”.
…. “Personalitet i shquar i botës shpirtërore dhe fetare, humanist i madh, përkthyes, themelues i revistës periodike “Tempulli”, duke dhënë ndihmesa të shquara në fushën e kulturës, arkeologjisë, filozofisë, teologjisë, historisë, albanologjisë etj.; bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 20-vjetorit të fronëzimit të tij si Mitropolit i Korçës”, korrik 2018, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, “Doctor Honoris Causa”.
“Si një vlerë me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, si shembulli më model i promovimit të paqes, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare. Respekt dhe mirënjohje pafund për tërë kontributin e tij të shquar në shërbim të komunitetit dhe njerëzve në nevojë”, maj 2019, Bashkia Tiranë, Çertifikatë Mirënjohje
KAPITULL I RI PËR KISHËN ORTHODHOKSE DHE SHQIPËRINË…
33 vite ri ngritjeje nga vdekja në ngjallje të Kishës Orthodhokse. Mrekulli që Zoti i dhuroi Shqipërisë. Shënjon kapitullin e parë të Kishës pas komunizmit të egër. Mision i përmbushur! Vepra e Kryepiskopit Anastas sa universale dhe madhështore, mund të përshkruhet dhe ngjasohet më veprat e apostujve, si shën Pavli, si arkitekt themelues i Kishës apostolike, si Hierark në gjurmët e Shën Vasilit të madh, shën Joan Gojarit, shën Grigor Theologut, ditën e të cilit edhe ndërroi jetë.
Përgatitja e klerit vendas, veçanërisht formimi i Sinodit të Shenjtë të Kishës, në vitin 1998, do të madhërojë më tej veprën e Kryepiskopit Anastas, hirotonisjen pas 44 vitesh komunizmi të imzot Joan Pelushit, si episkop të parë shqiptar, për të cilin Kryepiskopi Anastas do të shohë të realizuar e ëndrrën e tij: “I bekuar qoftë Perëndia për dhurëtinë e tij, që s’tregohet me gojë. Sot, ëndrra që zotëronte qenien time gjatë shtatë viteteve të fundit po bëhet realitet. Pas 96 klerikëve të rinj që janë hirotonisur priftërinj dhe dhjakë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, hirotoniset Episkopi i parë shqiptar pas shkrirjes së Kishës së Shqipërisë gjatë persekutimit kohëgjatë ateist”.
Bashkëpunëtori më i ngushtë, biri i dashur i Kryepiskopit, i parëlinduri i tij shqiptar, bartës i rrugës së Kryqit dhe Ngjalljes, përkushtues i denjë i mësimeve të Krishtit, apostull besnik i Tij që në vitet e egra të komunizmit, vitet ’70, përjetoi dhe përjeton rrugën e mundimshme të shenjtorëve që ngritën Kishën më gjak dhe besimit e thurur me lavdi, Fort i Hirshmi Joan Pelushi, si një nxënës i urtë i rrugës së Perëndisë, mësimeve të Kryepiskopit Anastas, si filozof i rrugës së Krishtit dhe doktrinës së shenjtë, përçon më së miri mesazhin e tij të madh dhe fjalën profetike si kryepiskop i ardhshëm i Shqipërisë.
“… Zhvillohuni, o bij më Krishtin, duke administruar vetë shtëpinë tuaj, duke bërë çdo gjë të mirë e të pëlqyer te Zoti”, do të kërkonte dhe theksonte që në 1998 imzot Melitoni i Filadelfias, në fronëzimin e imzot Joanit, si Mitropolit i Korcës.
Ndërrimi i jetës së Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit, Anastas, shënon fillimin e kapitullit të ri, vazhdim i misionit të Krishtit, shenjtorëve, mësimeve të Kryepiskopit Anastas. Mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, datë 25 janar 2025, ora 11:30. Shpreh dhimbjen e thellë për fjetjen në Zotin të Atit dhe Kryebariut, Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit. Merr vendim: Zgjedh Mitropolitin e Korçës, Imzot Joani, Mbikëqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal.
Fjeta në Zotin e Kryepiskopit Anastas, përjetim dhe dhimbje e thellë për të gjithë. Populli i Zotit në zi. Në zi e gjithë Shqipëria, gjithë shqiptarët. Po dhe gjithë miqtë edhe gjithë ata që e njohën, e takuan Kryepiskopin Anastas, ndjejnë dhimbje. Miq dhe pjesëmarrës nga Shqipëria dhe gjithë bota. Ceremoni madhështore, hyjnizuese për jetën dhe veprën e Kryepiskopit Anastas. Lartësim i veprës së ndritur të tij. Kanë kthyer sytë të gjithë nga Shqipëria. Gjithë bota, mediat dhe kanalet televizive të Shqipërisë dhe Evropës kanë pushtuar Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe përcjellin himnet vajtuese të shërbesës së lamtumirës.
Sipërmarrje e madhe gjigante do të përcjellë dhe do të marrë nota vlerësimi të jashtëzakonshme për menaxhimin e ngjarjes që përjetohet si ngjarje e madhe kombëtare, botërore. Hierarkë të lartë të mëdhenj nga bota, si Patriarku Ekumenik Bartolomeu I, etj., personalitete politike, kryetarë qeverish të Greqisë, Shqipërisë, prezent, ligjërues, do ta përjetojnë ngjarjen para syve të tyre si prolog dhimbjeje të thellë dhe dashurie të madhe në drejtimin prestigjioz të mbikëqyrësit të Fronit Kryepiskopal, të sapo zgjedhurit, imzot Joan Pelushit. Të tilla ngjarje rrallë ndodhin në jetë, në histori, por shpalosin një herë e përgjithmonë vlera universale të performancës së jashtëzakonshme të bariut që e drejtoi me aq patos dhe devocion hyjnor. Kjo ngjarje bëri Shqipërinë atë ditë kryeqendër të botës. Imzot Joanin e cilësoi strateg të fortë, udhëheqës madhështor!
Vepra e Kryepiskopit Anastas është unike, universale, kozmike – do ta himnizojë në fjalën e tij të përmotshme Imzot Joani. Të lumtur janë që tani ata të vdekur, që vdesin në Zotin. Po, thotë Fryma, që të prehen nga mundimet e tyre; edhe veprat e tyre i ndjekin pas, bashkë me ata (Zb. 14:13). Këto fjalë të Perëndisë na mësojnë se veprat tona nuk harrohen me mbarimin e jetës tokësore. Ato kryhen brenda një periudhe të kufizuar kohe, por fitojnë një dimension të përjetshëm, duke na ndjekur në jetën e përtejme. Ky është vizioni që udhëheq mendësinë e Imzot Joanit në rrugën dhe punën e tij si bari Perëndie. Rolin e madh dhe kujdesin, përpjekjet e Krepiskopit Anastas për ndërtimin e infrastrukturës kishtare, hapjen e kopshteve, shkollave, instituteve profesionale, themelimin e Kolegjit Universitar Logos si institucioni i parë i arsimit të lartë Orthodhoks në Shqipëri, duke e quajtur që Kisha nuk ekziton vetëm për veten e saj por për të gjithë, Imzot Joani do ta krahasonte me Shën Pavlin Apostull që ndërtoi kishën, grigjën dhe dorëzoi episkop, siç dorëzoi episkopin e parë shqiptar pas rënies së komunizmit, vetë Imzot Joanin. Hirësi Joani do të vlerësonte Kryepiskopin Anastas për luftën dhe përpjekjet e vazhdueshme që ai bëri jo vetëm për ndërtimin e mureve të kishës por për krijimin e frymës së drejtë që duhej brenda Kishës, në mënyrë që Perëndia të adhuronhet në frymë dhe në të vërtetë (Jn 4:23). Kontributin e jashtëzakonshëm të Kryepiskopit Anastas do ta quante si një faktor të madh, të rëndësishëm, në fuqizimin e dialogut mes popujve anë e mbanë botës, në librat dhe artikujt që ofroi si një mbështetje të thellë teologjike për këtë dialog. Përpjekjet e tij për respektimin e dinjitetit të lirisë të çdo individi, kthyer tashmë në një pikë të rëndësishme referimi, jo vetëm në fushën e dialogut ndërfetar, por është kthyer edhe në atë të mendimit njerëzor në tërësi. Fjalët e tij të njohura, se “Vaji i kandilit nuk duhet të përdoret nga asnjë palë për të ndezur konflikte, por për të shëruar plagët dhe për të qetësuar zemrat”, janë tashmë një lejtmotiv i fuqishëm kur flitet për rolin që duhet të luajë feja në botën e sotme konfliktuale, thekson Imzot Joani. Kryepiskopi Anastas me shembullin e tij të gjallë do të viziononte tek të gjithë besimin e palëkundur tek Perëndia. Thënia e tij proverbiale “Perëndia nuk do të na braktisë” përhapi besim dhe shpresë tek të gjithë besimtarët, gjithë njerëzit. Sa më shumë kalon koha, aq më e qartë bëhet për të gjithë ne madhështia e veprës së Kryepiskopit Anastas. Prandaj Imzot Joani thekson se nuk duhet të pikëllohemi, sepse “Perëndia nuk është Perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve” (Math. 22:32).
Personalitet i madh, Hierark i lartë dhe i mirënjohur publik, Akademik, Shkencëtar, Studiues, Teolog, Nxënës dhe Pasues i denjë i Krishtit, mbartës i Kryqit të Krishtit që në egërsinë e komunizmit, përqafimit të tij me dashuri të zjarrtë, mbizotërues i vlerave të mëdha për shoqërinë e sotme njerëzore, të religjionit, të besimit, rolit të madh që luan misioni i fesë sot në botë për sigurinë dhe paqen në luftën globale kundër rrymave agresive, radikale, në vazhdimësi, me vlera si Kryepiskopi Anastas dhe Hierarkët e tjerë të shenjtë të Kishës, Fort i Hirshmi Joan Pelushi është më se i denjë të gëzojë fronin kryepiskopal, fron kryqi, mundimi, dashurie, përkushtimi, si kryepiskop i Shqipërisë, krenari për gjithë shqiptarët, si shqiptar, bir i këtij vendi.
Te Zoti nuk humbet asgjë! “Të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë për ata që duan Perëndinë”! I denjë, Imzot Joani, KRYEPISKOPI I RI I SHQIPËRISË! I pagëzuar fshehurazi në komunizëm, i parëlindur episkopi i parë shqiptar, bekim Perëndie për Orthodhoksinë Shqiptare, krenari dhe lavdi për kombin!

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128