Aksident i rëndë në aksin Prishtinë-Gjilan, një i vdekur dhe dy të plagosur

24 Qershor 2025, 14:13 / KOSOVA ALFA PRESS

Aksident i rëndë në aksin Prishtinë-Gjilan, një i

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në rrugën që lidh Prishtinën me Gjilanin.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri me dije se në këtë aksident janë përfshirë tre automjete – dy vetura dhe një kamion.

Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri mjete. Për pasojë, një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor,” deklaroi Ahmeti.

Ajo shtoi se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Hetimin e rastit e ka marrë përsipër njësiti rajonal i trafikut,” përfundoi Ahmeti.

Po ndodh...