Arrestimi i ish-shefit të FBI për lidhjet e tij me rusët, media amerikane: Ishte mik i Edi Ramës!

23 Janar 2023, 20:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Arrestimi i ish-shefit të FBI për lidhjet e tij me rusët, media

Charles McGonigal, një ish-zyrtar i kundërinteligjencës së FBI në Nju Jork, është arrestuar dhe është vënë nën akuzë për pastrim parash.

Mediat amerikane shkruajnë se McGonigal ka bashkëpunuar me të paktën një oligark të famshëm rus.

Bëhet fjalë për oligarkun Oleg Deripaska, i vënë nën sanksione.

Por në lajmin që publikon “BuisnessInsider”, ai përshkruhet me lidhje në Bosnjë Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi. Në artikull ai citohet si mik i kryeministrit Edi Rama.

Gazeta thotë se në dosjen ndaj tij ka një e-mail ku ish-agjenti ishte përpjekur të organizonte një takim mes Ramës dhe një kompanie amerikane.

Kjo e fundit, ishte piketuar nga Rama për tu përfshirë në një nismë kundër korrupsionit. 

Por, FBI nuk e ka dhënë aprovimin për takimin dhe takimi nuk u zhvillua.

Gazeta ka pyetur më pas kryeministrinë shqiptare.

“Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën, i cili shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013. Sipas një emaili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Firmën e tij kryeministri po mendonte ta punësonte në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë. 

Një përfaqësues i Ramës tha se marrëdhënia e kryeministrit me McGonigal ishte “një marrëdhënie miqësore tërësisht private pa interes publik. Ne nuk kemi asnjë ide për ndonjë juri të madhe. Asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë. Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna” – thuhet në shkrim.

     
Arrestimi i ish-shefit të FBI për lidhjet e tij me rusët, media
screenshot 17 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128