Arrestohet me urdhër të Gjykatës Speciale ish-ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi
Ish-ministri i Drejtësisë në Kosovë, Hajredin Kuçi, është vendosur në pranga me urdhër të Gjykatës Speciale.
Sipas mediave në Kosovë, është arrestuar ish-kryetari i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, ndërsa janë ndaluar edhe ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, si dhe vëllai i heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu, Fadil Fazliu.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Sipas njoftimit, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128