Asambleja e OKB voton “pro” me 123 vota, Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut

Pas votimit me 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ditën e sotme, Shqipëria u zgjodh anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026. Lajmi është bërë publik nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
“Një tjetër arritje e madhe e politikës së jashtme dhe diplomacisë; një tjetër demonstrim i besimit nga shtetet anëtare të OKB-së për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare. Këtë herë plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e Të Drejtave të Njeriut kudo dhe për të gjithë”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Ai shtoi se Shqipëria do jetë plotësisht e përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut “kudo dhe për të gjithë”.
Këshilli, i cili është i ngarkuar me përgjegjësinë për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e njeriut në nivel global, përbëhet nga 47 shtete anëtare të zgjedhura me votim të fshehtë nga shumica e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
