Cilin mandat e synon Kurti në krye të Vetëvendosjes?

25 Shtator 2022, 09:37 / KOSOVA ALFA PRESS

Cilin mandat e synon Kurti në krye të Vetëvendosjes?

Partia më e madhe në Kosove sot voton në zgjedhjet e saj të brendshme. E kryetari aktual i cili është edhe kryeministër, Albin Kurti, garon edhe për një mandat katërvjeçar.

Duke marrë parasysh se mbështetja e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për Albin Kurtin është e pakontestueshme, vendosja e tij në krye të partisë nuk përbën ndonjë befasi për opinionin publik.

Megjithatë, gjatë rrugëtimit 17 vjeçar të kësaj lëvizjeje, Kurti nuk ishte gjithmonë në krye të saj.Kjo lëvizje në vitin 2005 e mori emrin Lëvizja Vetëvendosje dhe në zgjedhjet e para të brendshme të saj, ai u zgjodh kryetar. Këtë post ai e mbajti për gati një dekadë.

Në mars të vitit 2015, ky subjekt mbajti për herë të dytë zgjedhjet e brendshme me Visar Ymerin si kandidat të vetëm për kryetar partie. Sipas rezultateve të publikuara nga vetë subjekti politik, Ymeri në zgjedhjet për kryetar partie pati fituar 96.42 për qind të votave të anëtarësisë së partisë për të drejtuar VV-në. Sidoqoftë, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që rezultuan në largimin e shumë figurave të rëndësishme brenda VV-së, ndër ta ishte edhe Ymeri, që dha dorëheqje.

“Unë sot jap dorëheqje në shenjë mospajtimi me këto zhvillime. Por, edhe si akt zhgënjimi që këto nuk kam arritur t’i ndalë. Kohëve të fundit kam parë një intensitet të shtuar të shpërfilljes së plotë të pozitës sime si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes sa herë që këto kanë marrë vendime që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjese të aktivistëve. Në këto rrethana është e pamundshme të drejtosh. E nëse nuk drejtoj atëherë nuk ka kuptim që të mbetem kryetar”, pati thënë ai.

Pas dorëheqjes së tij, Vetëvendosje mbajti zgjedhje dhe sërish Kurti erdhi në krye të saj. Këtë të diel, ky subjekt politik i mban zgjedhjet e saj të brendshme për të katërtën herë me radhë dhe sërish Kurti ka shpallur kandidaturën e tij ku synon mandatin e tretë.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128