Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, nuk votohet komisioni për votim të fshehtë

29 Qershor 2025, 11:53 / KOSOVA ALFA PRESS
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, nuk

Ka dështuar për herë të 39 seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Deputetët nuk kanë votuar për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit.

Për formimin e komisionit votuan 53 deputetë. Kur kryesuesi i seancës ftoi partitë për të çuar emra për komision, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në foltore i quajti deputetët shkelës të Kushtetutës.

Gjatë procesit të votimit deputetët e LDK-së goditën tavolinat në shenjë proteste.

Mbledhja e sotme ndodhi një ditë pas takimit të liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend,  takim nuk prodhoi asgjë konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshjeje të mundshme për daljen e vendit nga ngërçi i krijuar politik.

Kjo per shkak shkak se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk i kanë votat për Albulena Haxhiun kryetare e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa akuzuan Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se po keqinterpretojnë aktgjykimin e fundit të Kushtetueses mbi konstituimin e Kuvendit, duke këmbëngulur në formimin e komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit.

Po ndodh...