DETAJE/ Ngjarja e rëndë në Qendrën Sociale në Kosovë, viktima dhe i plagosuri, motër e vëlla

12 Prill 2024, 16:03 / KOSOVA ALFA PRESS

DETAJE/ Ngjarja e rëndë në Qendrën Sociale në

Një grua është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ndërsa është plagosur edhe një person.

 Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në këtë qendër në orën 14:40 dhe i është përgjigjur rastit.

I dyshuari është arratisur fillimisht, por në më pak se një orë Policia ka arritur ta arrestojë.

Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femër ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Policia për KOHËN

Ekipet e hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë se ish-bashkëshorti është i dyshuar kryesor.

Ndërkaq, burime kanë thënë i plagosuri është vëllai i viktimës.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128