
E rëndë, 37-vjeçarja shqiptare humb jetën gjatë lindjes, Prokuroria nis hetimet pas denoncimeve në rrjetet sociale

Një grua shqiptare nga Komuna e Preshevës, ka vdekur gjatë lindjes në Qendrën Shëndetësore në Vranjë.
Ngjarja ka ndodhur më 17 prill, ndërsa foshnja ka mbijetuar dhe është në gjendje të mirë. Por sipas medias lokale, vdekja e 37-vjeçares shqiptare M.A. nuk është raportuar në polici apo në prokurori nga mjekët kujdestar, por Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë, ka nisur hetimet në bazë të shkrimeve në rrjetet sociale, e cila ditën e shtunë ka urdhëruar policinë që të kontrollojë Qendrën Shëndetësore të Vranjës.
“Pas hetimeve, policia ka konfirmuar në Prokurori se autopsia e gruas në lindje është kërkuar që të zhvillohet në Institutin për Mjekësi Ligjore në Nish”, thuhet në deklaratën e kryeprokurores publike, Danijela Trajkoviç.
Megjithatë, sipas mediave nga Vranja tanimë po përcaktohen rrethanat në të cilat ka vdekur lehonia shqiptare, ndërsa kontrolli i brendshëm, autopsia klinike dhe mjeko-ligjore ka përfunduar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë.
Siç ka paralajmëruar drejtori, Sasha Gjorgjeviç, të hënën pritet ardhja e inspektorit shëndetësor në ketë institucion shëndetësor.
-
Vuçiç shkarkon kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi
20 Prill, 19:24 -
-

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128