E rëndë/ Treni përplas dhe tërheq zvarrë dy fëmijë në Gjermani

3 Shkurt 2023, 08:21 / KOSOVA ALFA PRESS
E rëndë/ Treni përplas dhe tërheq zvarrë dy

Të paktën një fëmijë u vra dhe një tjetër u plagos rëndë të enjten pasi u goditën dhe u tërhoqën zvarrë për disa metra nga një tren në Recklinghausen të Gjermanisë, raporton Bild. Sipas policisë, fëmija që humbi jetën ishte 10 vjeç ndërsa u dërgua në spital 9 vjeçari që mori plagë të rënda.

Policia njoftoi në mëngjes së 9 vjeçari ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Siç raporton gazeta gjermane, aksidenti ka ndodhur mes dy stacioneve, ku një tren mallrash ka goditur dhe ka tërhequr zvarrë fëmijët për qindra metra. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128