EMRAT/ Një viktimë dhe një i plagosur në Prishtinë, gjithçka që ndodhi mbrëmë

26 Mars 2025, 09:16 / KOSOVA ALFA PRESS

EMRAT/ Një viktimë dhe një i plagosur në Prishtinë,

Një viktimë dhe një i plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

“Njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është duke u reanimuar në reaminacion. Për momentin është në gjendje stabile dhe janë duke u kryer ekzaminimet e tjera të nevojshme”, kanë deklaruar autoritetet spitalore.

Autori i ngjarjes është identifkuar nga policia e Kosovës dhe është shpallur në kërkim.

“Rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.

Mediat vendase kanë identifikuar personat e përfshirë në ngjarje. Viktima është identifikuar si shtetasi Naser Gashi 62 vjeç, i cili përveç plagëve me armë ka pasur edhe një plagë të shkaktuar nga një mjet prerës.

Kurse i plagosuri tjetër që ndodhet në spital është Miftar Miftari, 41 vjeçar. Autori i dyshuar për rastin është Alban Gashi.