Emri/ Pranga ish-kryebashkiakut, akuzohet për shpërdorim detyre, ryshfet e falsifikim dokumentesh
24 Maj 2023, 08:23 / KOSOVA

Ambasadori i Bosnjë dhe Hercegovinës në Katar, Abdulah Skaka është arrestuar me dyshimin për keqpërdorim të pozitës së tij gjatë kohës që ishte kryebashkiak i Sarajevës, nga viti 2016 deri në vitin 2020.
Sipas mediave të huaja Skaka është dërguar në ambientet e MPB-së të Kantonit të Sarajevës, ku ka dhënë një deklaratë dhe më pas është arrestuar.
Gjatë ditës, zyrtarët e MPB-së së të Sarajevës, kontrolluan disa lokacione. Siç thuhet më tej, ish-kryetari i Sarajevës është arrestuar në një operacion i cili po zhvillohet në zonën e disa komunave të kryeqytetit të Bosnje dhe Hercegovinës për shkak të dyshimeve se janë kryer disa krime, shpërdorim detyre, falsifikimi i dokumenteve zyrtare, si dhe ryshfet.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
