Escobar këtë javë në Kosovë dhe Serbi

14 Mars 2023, 16:46 / KOSOVA ALFA PRESS

Escobar këtë javë në Kosovë dhe Serbi

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 15 mars do të vizitojë Serbinë. Zyrtari i lartë amerikan, siç merr vesh Radio Evropa e Lirë, do të vizitojë edhe Kosovën gjatë kësaj jave.

Në Beograd, Escobar është paraparë të zhvillojë takime të ndara me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Serbi do të zhvillohet tre ditë para raundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Po ndodh...