Festa kombëtare irlandeze e Shën Patrikut bëhet ndërkombëtare

17 Mars 2023, 17:22 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Festa kombëtare irlandeze e Shën Patrikut bëhet

17 marsi shënon ditën më të njohur të pushimit në Irlandë, ku vizitorë nga e gjithë bota vishen me të gjelbër, dhe mbajnë gota birre irlandeze në dorë për të nderuar kryeshenjtorin e vendit, edhe pse shumë prej tyre e tejkalojnë masën me pijen, shkruajnë ‘me xhelozi’ mediat britanike.

E njohur si ‘St Patrick’s Day’ dita është nga festivalet më të njohur në botë, teksa miliona njerëz me prejardhje irlandeze e britanike vishen me të gjelbër nëpër botën anglishtfolëse.

Tradicionalisht familjet e ndjekin ditën me lutje në kishë ndaj shenjtorit të njohur si “Apostuli i Irlandës” i cili sipas legjendës, kishte përzënë të gjithë gjërpërinjtë nga vendi ishullor, duke i larguar drejt detit.

Por dita e pushimit ka marrë një kuptim të zgjeruar ndërkombëtar tashmë të lidhur me gotat e birrës irlandeze, simbolin e lules tradicionale vendase te tërfilit ‘shamrok’, që shpeshherë shoqërohen me sjellje paksa të dala nga kontrolli, sipas mediave britanike.

Në një fotogaleri të përgatitur nga e përditshmja birtanikeDailyStar tregohen disa nga ritualet më të zakonshme të festimit të Ditës së Shën Patrikut në Irlandë e në botë.

Dublini është skena kryesore e festimeve të Shën Patrikut pro parada më  e madhe e saj mbahet përtej oqeanit në New York.

Marsi është zakonisht i ftohtë në Irland, por kjo nuk i ndalon festuesit të zhvishen për ditën e tyre të preferuar.

Të armatosur me birra e shishe pijesh burrat nuk hezitojnë të shfaqin veshjet e tyre karakteristike që t’i shohë e gjithë bota.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128