Finlanda barazon lejen prindërore për gratë dhe burrat

21 Shtator 2022, 12:21 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Finlanda barazon lejen prindërore për gratë dhe burrat

Në Finlandë është prezantuar një legjislacion i ri ku  baballarët e rinj ashtu edhe nënat e reja kanë të drejtë për leje prindërore të barabartë: 160 ditë secili , pra kur të dy prindërit janë të pranishëm, gjithsej 320 ditë ose gati një vit.

Nëse kësaj periudhe i shtohet një pushim shtesë i lehonisë , pushimi total për të dy prindërit është 14 muaj , nga të cilat njëri prind mund t’i transferojë tjetrit deri në 63 ditë leje , në varësi të nevojave dhe dëshirave të çdo familjeje.

Ministrja e Çështjeve Sociale të Finlandës, Hanna Sarkkinen tha se me këtë reformë shpreson të përmirësojë pozitën e grave në tregun e punës, por edhe një pjesëmarrje më aktive të burrave në rritjen e fëmijëve të tyre. Në të kaluarën, leja prindërore në Finlandë arrinte në 105 ditë , e llogaritur nga dita e pritshme e lindjes së fëmijës. E drejta e lejes prindërore kishte edhe baballarët, me kohëzgjatje totale prej 54 ditësh , ndërkohë që ekzistonte edhe opsioni alternativ që njëri nga dy prindërit të merrte të gjithë lejen.

Duhet theksuar se edhe familjet suedeze gëzojnë një leje të gjatë prindërore , me një total prej 480 ditësh për të dy prindërit. Kushti bazë për ta marrë atë të plotë është që njëra prej tyre të zgjasë të paktën 60 ditë , në të kundërtën kohëzgjatja totale e tij zvogëlohet. Ndikimi i tij në dinamikën e familjes suedeze është i dukshëm, pasi vlerësohet se afërsisht 90% e baballarëve përfitojnë nga leja prindërore.

 

Po ndodh...