Gjermania njofton paketën e re të ndihmës për Ukrainën
18 Shtator 2023, 23:19 / KOSOVA

Gjermania ka njoftuar se do të dërgojë një paketë të re ndihme në vlerë prej 400 milion euro në Ukrainë.
Paketa do të përfshijë municion shtesë, automjete mbrojtëse dhe sisteme të pastrimit të minave, citohet të ketë thënë ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius nga gazeta gjermane Bild.
Vendi planifikon gjithashtu të dërgojë veshje, si dhe gjeneratorë të energjisë elektrike dhe ngrohjes për dimrin e ardhshëm.
Pistorius tha se vendi ende nuk ka marrë një vendim nëse do të dërgojë raketa gjermane Taurus – një armë që Berlini ka sinjalizuar në të kaluarën se mund t’ia japë Kievit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
