Gjykata e BE-së: Reforma në drejtësi e Polonisë shkel ligjin evropian

5 Qershor 2023, 16:55 / KOSOVA ALFA PRESS

Gjykata e BE-së: Reforma në drejtësi e Polonisë shkel ligjin

Bashkimi Evropian e intensifikoi luftën për sundim të ligjit në Poloni më 5 qershor, kur gjykata më e lartë e bllokut evropian e konfirmoi se Varshava nuk i kishte respektuar rregullat e BE-së për pavarësi të gjyqësorit.

Lidhur me këtë akuzë, Polonia, anëtare e BE-së, tashmë ka humbur mbi gjysmë miliardë euro në gjoba.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi të hënën se reforma e drejtësisë e Polonisë e vitit 2019 ka shkelur ligjin e BE-së pasi Komisioni Evropian, dega ekzekutive e bllokut evropian, pretendoi se Gjykatës së Lartë polake i mungonte pavarësia dhe paanësia.“Me vendimin e sotëm, Gjykata e lë në fuqi veprimin e Komisionit”, thuhet në një deklaratë të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Mosmarrëveshjet mes Polonisë dhe Bashkimit Evropian lidhur me reformat gjyqësore në Poloni ka kohë që kanë filluar.

Më 27 tetor të vitit 2021, Gjykata Evropiane e Drejtësisë kishte vendosur që Polonia t’i paguante një milion euro në ditë për shkak se refuzoi ta pezullojë funksionin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë.

Po ndodh...

ide