Hellfire R9X, “Bomba Ninxha’' me të cilën SHBA eleminoi Al Zawahri

2 Gusht 2022, 16:39 / KOSOVA ALFA PRESS

Hellfire R9X, “Bomba Ninxha’' me të cilën SHBA

Ayman al-Zawahri, njeriu që kishte pasuar Osama bin Laden në udhëheqjen e Al-Kaedës, u vra të shtunën mbrëma në një sulm ajror amerikan në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, njoftoi sot presidenti amerikan Joe Biden.

"Të shtunën, Shtetet e Bashkuara kryen një sulm ajror në Kabul , Afganistan, i cili vrau emirin e al-Kaedës, Ayman al-Zaëahri," tha presidenti amerikan në një fjalim urgjent në television.

Al Zawahri u vra me dy raketa të lëshuara në shtëpinë e tij në Kabul, por fotot e publikuara nuk treguan shenja të një shpërthimi.

SHBA njoftoi gjithashtu se për vrasjen e kreut të Al-Kaedës përdori Hellfire R9X, një raketë pa kokë lufte që besohet se është e pajisur me gjashtë tehe të ngjashme me briskun që shtrihen në trupin e avionit që godasin për vdekje objektivin e saj, por nuk shpërthejnë.

Hellfire R9X, e quajtur gjithashtu "bomba ninxha", është bërë municioni i zgjedhur i SHBA-së për vrasjen e terroristëve duke shmangur viktimat civile. 

R9X u shfaq për herë të parë në mars 2017, kur udhëheqësi i lartë i Al-Kaedës Abu al-Khair al-Masri u vra nga një sulm me dron ndërsa udhëtonte me makinë në Siri.

Megjithatë, Pentagoni ose CIA, dy agjencitë amerikane të njohura për kryerjen e atentateve ndaj liderëve ekstremistë, kurrë nuk e kanë pranuar publikisht këtë.

Raketat Hellfire janë përdorur gjithashtu vetëm në një pjesë të vogël të sulmeve në Afganistan dhe Irak që nga viti 2017.

Nuk është as e qartë se sa raketa Hellfire ka SHBA.

Raketat AGM-114 Hellfire janë raketa ajër-tokë , të drejtuara me lazer, nënsonike me aftësi të konsiderueshme antitank. 

Këto raketa vijnë në disa variante, në varësi të kokës së tyre të luftës, sistemit të drejtimit dhe variacioneve fizike.

Zawahri, sipas shërbimeve sekrete amerikane, po dilte në ballkon, ku u vu në shënjestër.

Banesa ku kreu i Al-Kaedës po jetonte dhe mënyra se si banorët lëviznin u ekzaminuan nga agjencitë amerikane për të minimizuar rrezikun ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe civilëve të tjerë nga sulmi me raketa. 

Hellfire R9X, “Bomba Ninxha’' me të cilën SHBA

Po ndodh...