
I vuri flakën vetes pasi i kthyen trupat e djemve të vrarë nga Serbia, Kurti nderon nënën gjakovare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nderoi kujtimin e Nënës Pashke Krasniqi Markaj.
Ai së bashku me studiuesen Nora Visoka Weller dhe shkrimtarin Ag Apolloni, bëri homazhe te varri dhe vendi i vetëflijimit të Nënës Pashke dhe vizitoi familjen Markaj në Gjakovë.
Sipas një komunikate të Qeverisë, bashkë me familjarët e saj përkujtuan Nënën Pashke, e cila ditën e 27 majit 2003, i vuri flakën vetës pasi ia kthyen trupat e djemve, Gjovalinit dhe Milanit, të vrarë dhe zhdukur me forcë nga Serbia.
“Gjovalin dhe Milan Markaj ishin mes 374 të vrarëve më 27 prill 1999, në masakrën e kryer nga forcat e Serbisë në fshatrat Mejë dhe Korenicë të Gjakovës dhe ishin të zhdukur deri në vitin 2003. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë. Më 24 maj 2003 u bë rivarrimi i Gjovalinit dhe Milanit. Tri ditë më pas, pasi e kreu të pamën, nëna Pashke i vuri vetes flaken, për t’i dhënë fund jetës së saj dhe dhimbjes për të bijtë. Në këtë 20-vjetor, Kryeministri Kurti tha se qëndresa dhe sakrifica e Nënës Pashke mbesin të paharruara. Ai theksoi se krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të harrohen e as falen”, thuhet në komunikatë.
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128