Italia drejt ndalimit total të duhanit dhe në ambjentet jashtë

Së shpejti Italia do të ndalojë me ligj pirjen e duhanit edhe në ambjentet jashtë.
Dispozita tashmë e hartuar dhe e zhvilluar nga teknikët e Shëndetësisë, parashikon që nuk mund të ndizen cigare normale apo elektronike në tavolinat e jashtme të bareve dhe restoranteve, si dhe në stacionet e hapura të metrosë, autobusëve, trenave dhe trageteve.
Muajin e kaluar ministri i Shëndetësisë, Orazio Schillaci, deklaroi se ndalimi i pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura u shtri edhe për produktet vape, Iqos dhe të ngjashme me duhanin e mbinxehur.
Në fakt, vape-t aktualisht nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi, me përjashtim të shkollave dhe hapësirave të hapura pranë spitaleve si dhe brenda tyre, ndërsa këto të fundit, si produkt i ri, edhe pse prodhojnë tym të vërtetë nuk tretet në ajër si avujt e cigareve elektronike.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128