Jehonë në mediat ndërkombëtare/ Tensionet në veri të Kosovës, përmendet ndikimi i drejtpërdrejtë i Moskës

7 Nëntor 2022, 08:57 / KOSOVA ALFA PRESS

Jehonë në mediat ndërkombëtare/ Tensionet në veri

Serbët e Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në institucionet publike të Kosovës dhe mobilizimi i tyre erdhi si shenjë proteste ndaj vendimit të Kosovës për implementimin e targave kosovare për banorët serbë. Serbët gjithashtu kanë kërkuar krijimin  e Asociacionit të Komunave Serbe. Por jo vetëm kaq, ata u mblodhën në një protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

Situata aktuale në Kosovë po raportohet dukshëm edhe nga mediat e huaja prestigjioze, madje një medium italian La Repubblica raportoi se ky konflikt po i atribuohet Moskës, e cila sipas këtij mediumi “po ndez konfliktin në vend”.

Duke përmendur një sërë faktorësh, La Repubblica shkroi se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri” dhe se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti hodhi akuza te Rusia.

Ndërkaq mediumi Blick shkroi se u përshkallëzua sërish mosmarrëveshja për çështjen e targave. Blick shkoi se janë shtuar tensionet mes përfaqësuesve të minoritetit serb dhe qeverisë në Prishtinë.

The Guardian raportoi se pikëpamja anti-perëndimore në Serbi nuk vjen nga përkrahja për Putinin.Sipas këtij artikulli, ekziston një numër i konsiderueshëm i rusofilëve në shoqërinë serbe, ndonëse janë një pakicë e zhurmshme prej rreth 21 për qind.
50 për qind e serbëve, thuhet sipas këtij artikulli se nuk janë të përkushtuar ndaj interesave ruse, por nuk janë as pro-perëndimorë.

 

Po ndodh...