
KFOR dhe EULEX rrisin bashkëpunimin, ofrojnë më tepër siguri në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Enrico Barduani, dhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbanome, nënshkruan sot Procedurat e Përbashkëta Operacionale të Rishikuara ndërmjet këtyre dy misioneve ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.
Këto procedura janë një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes KFOR-it dhe EULEX-it, me qëllim përmirësimin e mundësive për operacione të përbashkëta në fushën e sigurisë.
Në një njoftim për media, KFOR-i theksoi se këto procedura të reja synojnë rritjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në mes të dy misioneve, duke respektuar gjithmonë mandatet dhe përgjegjësitë e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. Ky bashkëpunim ka për qëllim integrimin më të mirë të përpjekjeve civile dhe ushtarake për të përmirësuar sigurinë, stabilitetin dhe paqen në Kosovë.
Për më tepër, KFOR-i vazhdon të veprojë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i mundëson misionit të kontribuoni në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes. Bashkëpunimi i ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in është thelbësor për përmbushjen e këtyre qëllimeve.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128