Kosovarët kundër Asociacionit/ 78 % e të pyeturve thirrje Kurtit: Mos prano asnjë kusht!

17 Mars 2023, 17:47 / KOSOVA ALFA PRESS

Kosovarët kundër Asociacionit/ 78 % e të pyeturve thirrje Kurtit:

Rreth 76 përqind e kosovarëve janë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Po ashtu 77.9 përqind e të anketuarve janë të mendimit se Albin Kurti nuk duhet të pranojë asnjë kusht nga asnjë palë që kërkon krijimin e Asociacionit.

“Kosova nuk duhet ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, kështu janë shprehur 75.9 përqind e qytetarëve të kosovës në një sondazh të realizuara nga Omnibusi të fundit të kompanisë UBO Consulting, ndërsa 18.4 përqind s’janë pajtuar me këtë deklaratë.

Po ashtu 77.9 përqind e të anketuarve janë të mendimit se: “Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të pranojë asnjë kusht nga asnjë palë që kërkon krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Referuar deklaratës se “Kuvendi i Kosovës duhet të shfuqizojë Marrëveshjen e vitit 2013 ku parashikohet krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, janë pajtuar 68.1 përqind e të anketuarve, derisa 26.2 përqind mendojnë se Kosova duhet të japë më shumë për të garantuar të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 13 mars se është duke i trajtuar 15 modelet evropiane të ofruara nga Bashkimi Evropian për krijimin në Kosovë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti, gjatë një vizite në Kamenicë më 13 mars, nuk deshi të përmendte modelet që BE-ja u ka ofruar autoriteteve të Kosovës, por tha se disa janë më të hershme, e disa edhe rishtazi, që përdoren në shtetet evropiane ku jetojnë pakica kombëtare.

 

Po ndodh...