Kosovë/ Gjenden tre bomba 50-kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore
25 Qershor 2024, 19:49 / KOSOVA

Tri bomba gjermane, të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore, janë gjetur sot në fshatin Shakovicë të Podujevës, gjatë punimeve në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.
Në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thuhet se “në një operacion të përbashkët, sot ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së nga kampi ‘Bondsteel’ i ushtrisë amerikane, kanë arritur që t’i largojnë tri bomba SC-50 Gjermane, të mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore.
Bombat janë gjetur gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Shakovicë, të cilat janë bartur në vend të sigurt, për t’i demoluar me pas, sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


