Kryeministrja finlandeze, përballet me të tjera video të sikletshme, shfaqet duke kërcyer sensualisht me yllin e popit

19 Gusht 2022, 16:46 / KOSOVA ALFA PRESS

Kryeministrja finlandeze, përballet me të tjera video të

24 orë pas publikimit të videove të kryeministres finlandeze Sanna Marin duke festuar në mënyrë të çmendur, janë shfaqur pamje të reja të saj, ku ajo shihet duke kërcyer sensualisht që sipas mediave vendase është këngëtari dhe kompozitori Olavi Uusivirta.

Videoja që po qarkullon në media sociale, tregon politikanën 36 vjeçare në një klub nate rreth orës 4 të mëngjesit të 7 gushtit me krahët rreth belit të këngëtarit.

Në video vihet re gjithashtu që këngëtari e afrohet shuam afër qafës së Sanna Marin e puth ndërsa ajo e ka dorën pas  shpine.

Njerëzit e pranishëm në festë thanë se kryeministrja kërceu në të njejtën mënyrë dhe me tre burra të tjerë.

“Sanna kërceu sensualisht me të paktën tre burra të ndryshëm”, tha një nga të pranishmit, duke shtuar se “ajo u gjend në krahët e dy burrave të ndryshëm. Ajo vendosi dorën pranë një burri dhe ai e mbajti butësisht krahun e saj."

Në të njëjtën kohë, një tjetër tha:

“Unë dhe miqtë e mi po pyesnim nëse ajo është vërtet e martuar. Unaza mund të shihej ende atje.'

Kryeministrja finlandeze qëndroi në klub deri në orën 04:30 të mëngjesit dhe më pas u nis për në shtëpinë e saj për të pushuar, shtojnë dëshmitarët.

Në fakt, mëngjesin e së hënës ajo dha intervista për shtyp me zërin e saj të ngjirur. 

Vihet re se kjo festë e veçantë ka ndodhur menjëherë pas kthimit të saj nga pushimet verore. 

Sanna Marin është e martuar që nga viti 2020 me Markus Raikkonen dhe kanë një vajzë.

 

Po ndodh...

ide