
Kurti në takim me Escobarin dhe Lajçakun: Serbja Pantoviç është emëruar nënkryetare e Zveçanit

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak si dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkan, Gabriel Escobar, për emërimin e Slagjna Pantoviçit në pozitën e nënkryetares së Komunës së Zveçanit.
Kjo është kuptuar nga pamjet e takimit mes Kurtit dhe dy emisarëve, e ku Kurti dëgjohet duke folur edhe për ulje tensionesh në veri.
Vendimi për emërimin e Pantoviçit është marrë nga kryetari i kësaj komune, Ilir Peci, gjatë ditës së hënë. Sllagjna Pantoviq ka qenë kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Zveçanit.
Pak para zgjedhjeve të 23 prillit, në një intervistë për KosovaPress, Pantoviq kishte akuzuar Listën Serbe se e kishte shndërruar veriun si një Kore të Veriut ku serbët lokalë jetojnë në terror.
Pantoviq, pati thënë se të gjithë serbët në veri janë të detyruar të zbatojnë urdhrat që vinin nga Lista Serbe, nëse i kërkohej të shkonin në tubime ishin të detyruar të dilnin, gjithashtu nëse iu kërkohej të dilnin në barrikada duhej që serbët të dilnin në barrikada.
Pantoviq, që me profesion është juriste, pati thënë se bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe komuniteteve të tjera, është i domosdoshëm dhe në të mirën e të gjithëve.
ide

Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!

Nuk ka nevojë për një konferencë ndërkombëtare paqeje për Kosovën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128