
Lojërat Olimpike të Parisit/ 40 vende mund të bojkotojnë, kërkohet ndalimi i atletëve rusë

Rreth 40 vende duan që rusët të mos jënë pjesë e Lojërave Olimpike të Parisit, këto shtete mund të bojkotojnë eventin e ardhshëm, tha ministri i sportit dhe turizmit i Polonisë, Kamil Bortniczuk. Komenti i tij erdhi pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan një plan të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të lejuar rusët dhe bjellorusët të konkurrojnë në 2024.
Ukraina ka kërcënuar se do të bojkotojë Lojërat Olimpike të Parisit nëse kjo ndodh. Por IOC tha se çdo bojkot do të dënojë vetëm atletët. Bortniczuk tha se duhet të ndërtohej një koalicion prej 40 vendesh, duke përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA dhe Kanadanë, për të mbështetur bojkotin.
IOC njoftoi javën e kaluar se do të eksploronte një “shteg” për të lejuar atletët rusë dhe bjellorusë të garojnë në Paris nën një flamur neutral, duke shtuar se “asnjë atlet nuk duhet të pengohet të garojë vetëm për shkak të pasaportës së tyre”. Megjithatë, kjo solli shumë reagime nga disa vende.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar që tha se plani ishte një “botë larg realitetit të luftës”. Ministri i sportit ukrainas, Vadym Guttsait tha se federatat ndërkombëtare duhet të mbajnë në fuqi ndalimin për atletët rusë dhe bjellorusë, i cili u vendos nga komiteti ekzekutiv i IOC menjëherë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128