Mblidhet sot grupi i punës i BE-së, në axhendë liberalizimi i vizave për Kosovën

Grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për viza do të mblidhet në një takim dyditor, duke filluar nga kjo e mërkurë.
Në axhendë do të jetë edhe Kosova, por pritet që për liberalizimin e vizave të diskutohet gjatë së premtes.
Franca ka kërkuar që liberalizimi të kushtëzohet me vënien në funksion të sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, sistem ky për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, por që i njëjti akoma nuk është funksional.
Mejithatë, disa ditë më parë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri të ditur se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Von der Leyen u shpreh se teknikisht janë përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe nënvizoi se do të bëjë çmos që të bindë Këshillin Evropian për të miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën.
-
Zgjedhjet në SHBA/ Fetterman feston fitoren në Pensilvani
9 Nëntor, 08:06 -
Italia ndihmon Ukrainën me paketë të re të armëve
9 Nëntor, 07:59 -
Tërmet i fuqishëm godet Italinë, sa ishte magnituda
9 Nëntor, 07:45
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



