
Me tre telefona dhe mbi 80 mijë franga në xhep, shqiptari gjendet i pajetë në një ndërtesë

Një burrë është gjetur i vdekur mbrëmë në bodrumin e një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë, i ardhur nga Zvicra. Sipas mediave të Kosovës, në xhep atij i janë gjetur 3 telefona celularë dhe rreth 80 mijë franga.
Sipas burimeve të Expressit, policia ka gjetur frangat dhe telefonat në xhepat e rrobave të viktimës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar policia, sot gjatë ditës.
“Me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.”, ka konfirmuar policia.
-
-
“Mos e bëj dramë kot”! Mjekët tallen me 38-vjeçarin derisa ai vdes
27 Shkurt, 21:13 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128