Mijëra qytetarë shfrytëzojnë të drejtën e votës, KQZ jep të dhëna për pjesëmarrjen deri në orën 11:00
9 Shkurt 2025, 11:58 / KOSOVA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë tha se dalja në zgjedhje deri në orën 11:00 është 8.58 për qind.
Pra, nga 1.970.944 votues të regjistruar, 169.032 prej tyre kanë votuar në katër orët e para të procesit të votimit.
Dalja është pak më e lartë sesa në zgjedhjet e kaluara të mbajtura më 2021, kur deri në orën 11:00 kishin votuar 8.90 për qind apo 145.650 qytetarë.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjatë konferencës për media tha se procesi po shkon normalisht.
I pyetur nëse ka pasur probleme për hapjen e qendrave të votimit, Radoniqi tha se ka pasur disa probleme në qendrat e votimit me kusht, që kanë të bëjnë me llogaritë për ato qendra. Por tha se procesi është në rregull.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
