Nuk ka surpriza! Dështon përpjekja e 12-të për krijimin e qeverisë në Kuvendin e Kosovës
7 Maj 2025, 10:49 / KOSOVA
Ka dështuar formimi i komisionit për votimin e fshehtë kësisoj është ndërprerë edhe seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar të premten më 9 maj në orën 10:00.
Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Ajo shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate meritore. Së voni ka pasur lëvizje për zhbllokimin e ngërçit, por asnjë marrëveshje për një gjë të tillë.
LVV i ka kërkuar marrëveshje LDK-së, e cila ka refuzuar dhe kërkon qeveri tranzitore mes partive parlamentare. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
