
Panik në gjykatën e Larisës, i riu tenton t’i japë fund jetës duke u vetëvarur me litar nga kati i tretë

Paniku ka pushtuar pasditen e së premtes Gjykatën e Larisës, pasi një i ri ka tentuar t’i japë fund jetës.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, kur një i ri rreth të 25-ve, pa u vënë re nga askush, është vetëvarur me litar nga kati i tretë, duke tentuar vetëvrasjen.
I riu ndodhej në Gjykatë për vjedhje, kur në rrethana të paqarta tentoi t’i jepte fund jetës.
Në atë moment dy gra kuptuan se çfarë po ndodhte dhe u përpoqën ta mbanin nga këmbët për t’i shpëtuar jetën.
Me gjakftohtësi të madhe e kanë mbajtur nga gjymtyrët e poshtme, derisa ka mbërritur policia.
Një nga dy femrat që reagoi me shumë gjakftohtësi duke i shpëtuar jetën, ndërsa në një deklaratë për mediat tha: Po dilja nga një zyrë, kur dëgjova një zonjë që bërtiste “ndihmë” duke parë të riun të hidhej në boshllëkun e shkallëve. Pashë të riun të varur me litar në qafë në shkallët e brendshme të ndërtesës midis katit të tretë dhe të dytë. Vrapova me një zonjë tjetër dhe ia mbajtëm këmbët sa më shumë që të mos binte e të varej. Më në fund erdhi policia dhe mori në dorë situatën. Jam ende në shok…

Fijet e nëndheshme që lidhin Sali Berishën me Edi Ramën!
ide

Gëzuar 1 prillin, ditën e ngjalave të Metës!

Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Partia Demokratike, më shumë elektorat se sa parti
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128