Pas dështimit të bisedimeve në Bruksel, Lajçak dhe Vuçiç do të takohen në New York
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi do të takojë në New York presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Mediat serbe shkruajnë se, Vuçiç do të ketë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, me Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian, Marash Shevçovich e me Presidentin e Republikës së Koresë, Jun Sok-Yol.
Vuçiç e kryeson delegacionin serb në sesionin e 78 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Takimi Lajçak-Vuçiç do të zhvillohet pas mosrezultatit në bisedimet e së enjtes në Bruksel.
Kujtojmë se Bashkimi Evropian doli sot me një deklaratë zyrtare ku kërkoi nga Kosova dhe Serbia angazhim për gjetjen e një plani për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.
Argita Malltezi Berisha, "goca e FAMILJES"
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128