Pas takimit me Escobar dhe Lajçak Kurti jep urdhër që të ndalen sulmet e grupeve kriminale në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të mbrëmshëm me emisarët evropianë dhe amerikanë Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, ka thënë se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistët dhe grupet kriminale serbe për të vijuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Në takimin me Escobar dhe Lajçak shpreha angazhimin tim të parezervë për de-përshkallëzimin. Hapat thelbësorë përpara janë një fund i menjëhershëm i sulmeve ndaj forcave të sigurisë nga ekstremistët e dhunshëm dhe grupet kriminale dhe roli për të siguruar fushatë dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, shkroi ai.
Në bisedimet me Kurtin, Escobar dhe Lajçak propozuan tri kërkesa: zgjedhje të reja, qetësim të situatës dhe rikthim te dialogu me Serbinë. “I pari është deeskalimi i situatës në terren në tri komunat veriore, pastaj zgjedhje të shpejta në këto komuna si dhe rikthimi në dialog.”, deklaroi Lajçak.
-
-
Trupa shtesë të NATO-s mbërrijnë në Kosovë
5 Qershor, 18:37
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


