Presidentja Osmani uron besimtarët për Fitër Bajram: Solidariteti ndërnjerëzor, trashëgimia jonë e çmuar
10 April 2024, 08:36 / KOSOVA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit, duke thënë se solidariteti ndërnjerëzor, i cili e shoqëron muajin e bekuar të Ramazanit është trashëgimi e jona e çmuar.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.
“Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!
Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë. Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë!”, shkruan presidentja.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Nga Red Varaku
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Nga Lutfi Dervishi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

