Pse deti u mbush me shkumë pas motit ekstrem në Kretë

Deti në Kretë është mbushur me një lloj shkumbe të bardhë, pas motit ekstrem që i mori jetën dy personave. Në disa vende në brigjet e Kretës shkuma merr edhe ngjyrë kafe pasi përzihet me sasinë e madhe të baltës.
Mediat në vend, duke cituar ekspertë thonë se fenomeni është rezultat i sasisë së madhe të baltës që përfundoi në det pas shirave. Balta transportoi në det edhe lëndë ushqyese duke bërë që këto lëndë ushqyese të shkaktojnë një rritje intensive të mikroorganizmave planktonikë, të cilët, si produkte të metabolizmit të tyre, lëshojnë proteina dhe përbërës të tjerë organikë.
Të gjithë këto faktorë, sipas ekspertëve, shkaktojnë edhe fenomenin e shkumëzimit (njëlloj si në rastin kur rrahim të bardhën e vezës që është proteinë.) Fenomeni nuk është as i rrezikshëm dhe as helmues, por gjithsesi do të merren mostra dhe do të kryen analiza.
-
Shkon në 13 numri i viktimave nga rrëzimi i avionit luftarak rus
18 Tetor, 08:49 -
-
Gjeorgjia qëndrim ndaj Rusisë/ Do të rishikohen vizat
18 Tetor, 07:28
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



