“Pse e la babi hajnin të…?”- Avokati i familjes Ademaj tregon pyetjen që bënë fëmijët e Liridonës për vrasjen e saj: Përgjigje duhet t’i jap Naim Murseli

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është mbajtur sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj, ku i akuzuar është bashkëshorti i saj Naim Murseli dhe tre të tjerë.
Gjatë seancës, Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se ky shqyrtim gjyqësor do t’i jap përgjigje të gjitha dilemave të ngritura dhe për të kërkuar të vërtetën e plotë se pse Liridona Ademaj u privua nga jeta në mënyrë aq dinake.
Syla madje tha se Naim Murseli duhet t’i përgjigjet edhe pyetjes së fëmijëve se “përse e lejoi hajnin ta vriste nënën e tyre”.
“Besoj që në këtë seancë duhet të jepet përgjigja ndaj pyetjes së fëmijëve: Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam? “, tha avokati Syla, sipas Telegraf.
Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademaj, teksa është deklaruar i pafajshëm për akuzat, ka thënë se po që se vërtetohet aktakuza ndaj tij, “atëherë ai vetë do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm”.
Të akuzuarit tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

