Rebelimi i grupit Wagner, Kryebashkiaku i Moskës vendos masa të rrepta sigurie

24 Qershor 2023, 17:47 / KOSOVA ALFA PRESS

Rebelimi i grupit Wagner, Kryebashkiaku i Moskës vendos masa të rrepta

"Situata është e vështirë," tha kryebashkiaku i Moskës Sobyanin në deklaratën e tij të postuar në Telegram.

Ai shtoi se ka mundësi që disa rrugë apo lagje në qytet të mbyllen për qarkullim.

Gjithashtu ai njofoti se e hëna do të jetë pushim dhe u kërkoi njerëzve të kufizojnë lëvizjen e tyre nëpër qytet, pasi kryeqyteti po përgatitet për pasojat e mundshme të rebelimit të Wagnerit.

Më herët, autoritetet ruse njoftuan një "operacion kundër-terrorit" në qytetin e Moskës dhe rajonin e Voronezh në jug.

Kjo u jep autoriteteve një sërë kompetencash të veçanta duke përfshirë:

Kufizimi i lëvizjeve të njerëzve dhe transportit

Monitorimi ose kufizimi i komunikimeve

E drejta për të kontrolluar njerëzit dhe automjetet

Evakuimi i popullatës nëse është e nevojshme

 

Po ndodh...