Rënia e temperaturave, Prishtina përfshihet nga reshjet e dëborës

6 Prill 2025, 14:37 / KOSOVA ALFA PRESS

Rënia e temperaturave, Prishtina përfshihet nga reshjet e

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, po bie dëborë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashikohet një ndryshim i shpejtë në shtresat e ulëta dhe të mesme të atmosferës, i cili do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale.

Sipas institutit, fillimisht do të ketë reshje shiu, ndërsa më vonë pritet që reshjet të shndërrohen në dëbore duke përfshirë edhe shumë pjesë të vendit.

“Këto reshje do të jenë të përkohshme. Në zonat e larta parashikohen vetëm reshje dëbore. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për paraqitjen e ngricave në fillim të javës së ardhshme, të cilat mund të kenë ndikim negativ në kulturat e hershme bujqësore, veçanërisht në pemëtari. Udhëzohen bujqit dhe fermerët që të marrin masa për të mbrojtur prodhimin dhe kulturat e ndjeshme nga ndikimi i këtyre kushteve të pafavorshme të motit”, thuhet në njoftim,

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128