Rusia humbet gjysmën e trupave elitare ajrore, e zbulon ish -zyrtari i Kremlinit

Një ish-zyrtar i Kremlinit ka pranuar se Rusia tani ka vetëm gjysmën e trupave të saj të elitës ajrore të parashutistëve që nga pushtimi i Ukrainës .
Zbulimi vjen nga Mikhail Zvinchuk, një ish-zyrtar i shtypit ushtarak dhe krijues i kanalit Rybar në Telegram.
“Shumë deklarojnë se nuk po shohin trupat ajrorë të jenë të pranishëm në front. Fatkeqësisht, ky është realiteti objektiv – me fillimin e mobilizimit, forcat tona ajrore humbën 40-50 për qind të stafit. Për momentin, nga formacionet e vjetra dhe të testuara me pajisje të përcaktuara, nuk kanë mbetur edhe aq shumë trupa”, tha ai.
Prej kohësh dihej se trupat elitare ajrore kishte pësuar humbje të mëdha dhe vihej re mungesa e dukshme e tyre në beteja, por shkalla e vërtetë e shkatërrimit të tyre nuk dihej.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


