SHBA ndërmerr masa kundër 2 avionëve privatë në pronësi të oligarkut rus

Një gjykatës amerikan miratoi sekuestrimin e dy avionëve privatë të oligarkut rus Roman Abramovich me vlerë mbi 400 milionë dollarë për shkelje të ligjeve të SHBA-së për eksportet dhe sanksionet.
Aeroplanët, një Gulfstream dhe Boeing 787-8 Dreamliner, i cili besohet të jetë një nga avionët privatë më të shtrenjtë në botë, aktualisht ndodhen në Rusi dhe Dubai, sipas deklaratës së një agjenti të FBI-së për të mbështetur urdhrin e konfiskimit.
Departamenti Amerikan i Tregtisë njoftoi gjithashtu akuza administrative kundër Abramovich. Nëse shpallet përgjegjës, dënimi maksimal mund të jetë sa vlera e avionëve, tha një zyrtar i administratës.
Veprimet e ndërmarra nga SHBA-ja janë pjesë e një përpjekjeje për të ndëshkuar rusët e njohur si afër Kremlinit dhe për të ushtruar presion ndaj ekonomisë së Moskës për t'i dhënë fund pushtimit në Ukrainë.
Ndërsa Abramovich nuk është sanksionuar nga Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja, një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë së SHBA tha se urdhri i sekuestrimit tregon se “askush nuk është mbi ligjin dhe të mos jesh në listën e OFAC nuk të jep licencë për të shmangur sanksionet ose kontrollet e eksportit.”
Autoritetet thonë se avionët e prodhimit amerikan u fluturuan brenda dhe jashtë Rusisë pa marrë licenca nga Departamenti i Tregtisë i SHBA. Avionët dhe pjesët e avionëve janë subjekt i rregullave të eksportit për shkak të përdorimit të tyre të mundshëm ushtarak dhe implikimeve të sigurisë kombëtare.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
