Shqetësimet për rifillim të konflikteve? Macron flet për situatën në Kosovë: Dy shtetet të arrijnë marrëveshje
16 Nëntor 2023, 14:31 / KOSOVA

Gjatë qëndrimit të tij në Lozanë, Presidenti i Francës Emmanuel Macron pati një takim me studentët e Universitetit të Lozanës.
Sipas medias “24heures” gjatë fjalimit të tij, Macron u pyet nga publiku për situatën aktuale në Ballkan.
Macron gjatë diskutimit, raportohet se ka diskutuar edhe për tensionet në Kosovë.
“Tensionet janë qetësuar paksa tani”, tha ai.
Ai shpreson se drejtuesit e dy vendeve Kosovës e Serbisë ta pranojnë planin e hartuar që ndihmon në deeskalim të situatës dhe arritjen e një marrëveshje mes dy shteteve.
Megjithatë Macron ka frikë nga konfliktet etno-fetare që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës.
“Jam i shqetësuar për këto pjesë, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë”, përfundon ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
