Sondazhet: Netanyahu në rrugë drejt fitores në Izrael

Sipas sondazheve, ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është në rrugë drejt fitores së zgjedhjeve parlamentare, që janë mbajtur më 1 nëntor në Izrael.
Rezultatet e sondazheve kanë treguar se blloku i tij i krahut të djathtë ka fituar një shumicë të thjeshtë në Parlament, në krahasim me rivalët e tij.
Një rezultat i tillë do të përbënte kthim dramatik të Netanyahut, i cili është rrëzuar vitin e kaluar nga pushteti, pas 12 vjetëve të udhëheqësisë.
“Jemi afër fitores së madhe”, u ka thënë ai mbështetësve në Jerusalem.
Zgjedhjet e kësaj here janë konsideruar si votime për apo kundër kthimit të Netanyahut.
Rezultatet zyrtare, që mund të prodhojnë rezultat tjetër, pritet të bëhen publike në orët në vijim.
Rivali i tij kryesor, kryeministri aktual, Yair Lapid, ka thënë se “asgjë” nuk është e vendosur ende.
Netanyahu, 73-vjeçar, është një prej figurave politike më kontroverse në Izrael, i cili kritikohet nga politikanët e qendrës, mirëpo ka një bazë të madhe të mbështetësve besnikë në partinë e tij Likud.
Ai është përkrahës i madh i projektit të ndërtimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, të pushtuar në luftën e vitit 1967.
Vendbanimet në atë pjesë konsideron ilegale, sipas ligjit ndërkombëtar, ndonëse Izraeli nuk e pranon këtë qëndrim.
Netanyahu kundërshton krijimin e një shteti palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, si zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez, formulë e mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë administratën e presidentit amerikan, Joe Biden.
Aktualisht Netanyahu është duke u gjykuar nën akuzat për ryshfet e mashtrime, të cilat vetë ai i hedh poshtë.
Partnerët e tij të mundshëm në koalicionin qeverisës kanë thënë se do të reformojnë sistemin e drejtësisë, hap që do të mund t’iu jepte fund procedurave gjyqësore kundër tij./ REL
-
-
Si mund të pengohet anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO?
2 Nëntor, 08:20
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


