
Tronditet Greqia, babai dhe gjyshja përdhunojnë 4-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Greqinë pasi një 4-vjeçar është dhunuar seksualisht nga babai i tij.
Dyshohet se e pranishme gjatë torturave ka qenë edhe gjyshja e vogëlushit.
Gjithçka u zbuluar nga nëna e 4-vjeçarit, e cila e kishte dërguar të birin të kalonte pak kohë me të atin pasi çifti ishte i divorcuar.
Pasi djali u kthye, ajo vërejti mavijosje dhe shenja abuzimi në të gjithë trupin e të birit.
“Kur e dërgova tek i ati djali ishte 25 kilogram, pas vetëm pak ditësh kishte arritur në 18 kilogram. Përveç shenjave, ai ishte gjithë kohës nervoz dhe në ankth. Mendja njerëzore nuk mund ta perceptojë atë që ka kaluar fëmija im. Pres drejtësi për atë që i është dashur të kalojë”, tha ajo.
Gjendja psikologjike e vogëlushit ishte shumë e rënduar dhe janë dashur disa seanca me psikolog dhe punonjës socialë në mënyrë që ai të mund të tregonte tmerret e përjetuara.
I mituri ka rrëfyer se babai e ka lënduar me organin gjenital, ndërsa ka shtuar se gjatë kësaj kohe e pranishme ka qenë edhe gjyshja, të cilës i ati i vinte pranga dhe më pas luanin” polici dhe hajduti”.
4-vjeçari ka treguar edhe të tjera skena makabre ku del qartë tmerri dhe tronditja që ka përjetuar.
Ai madje rrëfeu se gjyshja e tij e kishte puthur në trup gjatë “lojërave” ndërkohë që kishte vendosur një buzëkuq të kuq.
I mituri ka treguar se i lidhnin duart, gojën madje edhe i vendosnin në qese të zezë plastike në kokë.
Babai dhe gjyshja janë proceduar penalisht dhe pritet që së shpejti të arrestohen, ndërsa për rastin po hetohen edhe persona të tjerë.

Tre hanxhinjtë e Sali Berishës dhe të ndjekësve të tij!
ide

Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Partia Demokratike, më shumë elektorat se sa parti

Roland Bejko, modeli i zyrtarit që e ka nderuar Partinë Demokratike
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128